Komisioni të hënën paraqet para Qeverisë raportin për demarkacionin

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 10:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi kabinetin qeveritar se kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është i gatshëm për të paraqitur raportin lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj beson që të hënën do të mbahet edhe një mbledhje në të cilën Shpejtim Bulliqi do të prezantoj raportin, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se veson se raporti  do t’i propozoj Qeverisë që këtë çështje ta procedoj në Kuvend.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror.

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ajo ndonëse u soll në kuvend nga qeveria nuk u hedh as një herë në votim.Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

Të ngjashme