Komisioni vendos, Artan Mustafa do të merret me ekonominë e çështjeve sociale

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 11:12 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social me 5 vota për dhe 1 kundër ka caktuar Artan Mustafën si ekspert, i cili do të merret me ekonominë e çështjeve sociale, raporton Ekonomia Online.

Aty ishin dy ekspertë të propozuar nga kryetari i komisionit, Dardan Sejdiu dhe deputetja Safete Hadërgjonaj të cilët ishin, Esad Islami dhe Artan Mustafa.

Kryetari i komisionit, Dardan Sejdiu tha se duhet të punohet me dikë që ka bërë analiza dhe hulumtime rreth ekonomisë së çështjeve sociale.

“Angazhimi i tij do jetë për 23 ditë ndoshta është më mirë të punonim me dikë që ka bë analiza dhe hulumtime. Artan Mustafën e njoh dhe besoj që ai është ai se çka po kërkojmë ne konkretisht. KDI është interesuar që të paguaj një hulumtues për nevojat tona”, tha Sejdiu.

Ndërsa deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj tha se nuk e njeh personalisht ekspertin.

“Unë nuk e njoh personalisht Esad Islamin, ai më ka dërguar CV-në e unë e kam propozuar”.

Hadërgjonaj pati edhe një kritikë për ata që i kanë dërguar CV-të në Gjuhën Angleze, sipas saj CV-të do të duhej të ishin dërguar në shqip.

“Në një komision që është institucion i Kosovës nuk e di qysh mundet dikush në një vend ku flasim shqip me na sjellë dikush CV-të në gjuhën angleze”.

Deputetja e PDK-së Flora Brovina tha se mënyra se si janë sjell këto CV, ngjallin dyshime se ata nuk e njohin realitetin, raporton EO.

“Nëse dikush na sjellë një CV vetëm në gjuhën angleze ai po na sjella dyshime që më pak e njeh realitetin këtu dhe kjo nuk po më pëlqen”.

Të ngjashme