Komisioni voton Projektligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar Projektligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i komisionit, Nait Hasani, tha se ndjehet i kënaqur që pas 20 vitesh në Kosovë po vendoset një sistem ligjor i pagave të barabarta për punën e njëjtë që bëhet.

“Pas 20 vitesh vendoset një sistem ligjor i pagave të barabarta për punën e njëjtë, për këtë ligj deputetët dua të i falënderoj veç e veç për angazhimin e bërë në hartimin dhe amandamentimin e këtij projektligji, përveç deputetëve serb që nuk kanë marrë pjesë në këtë angazhim për shkak të çështjeve politike”, tha Hasani.

Ai ka lexuar të gjitha amendamentet veç e veç për të cilat janë votuar nga deputetët.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, kërkoi që në disa prej amendamenteve të ndryshoj disa fjalë mirëpo Hasani nuk e lejoi këtë pasi që kohë për ndryshime nuk ka, por vetëm për votime.

Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tha se votimet pro kanë qenë vetëm sa për të ecur procesi dhe jo se ka qenë projektligji i mirë.

“Çdo nen që ka ardh nga qeveria flet se ligjet janë punuar shpejtë, jo mirë dhe jo ligje se çfarë do duhej të ishin. Votimi pro i amanadamenteve edhe ligjit është votimi për procedurë votojmë një punë tonën më përmirësimin e ligjeve dhe të ecë tutje, por nuk e determinon votën për në seancë si parti opozitare”, tha Rrahmani.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, tha se është i kënaqur që ligjin e pagave asnjë qeveri nuk e ka pasur guximin ta sjellë në Parlament.

Deputeti nga VV-ja, Valon Ramadani, tha se këto amendamente që u votuan e ulin pabarazinë mirëpo nuk e heqin në tërësi.

“Kur erdhi ky ligj, ne e kemi bërë publike dhe e kemi diskutuar që ky ligj përbën pabarazi të madhe e sidomos në sektorin publik e privat, ky ligj bën pabarazi edhe në mes sektorëve ndërsa ne si Lëvizje na ka shty me qenë më aktiv në amandamentim dhe ia kemi arrit që amendamentet që i kemi përkrahur të ulim pabarazinë, por nuk e heqë tërësisht këtë”, tha Ramadani.

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, tha se ligjet deri më tani kanë qenë ligje për parti e plane, mirëpo jo për shtet.

“Deri më tani nuk janë bërë ligje për shtet, por për parti e plane, ne me ligjet kemi bërë një akt të madh rreth agjencioneve, janë 65 agjencione që e kanë hëngër Kosovën”, tha Zeka.

Deri më tani janë votuar vetëm projektligjet për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Deputetët që i takojnë këtij komisioni janë në pauzë për pak kohë për të vazhduar me pikën tjetër për të shqyrtuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Të ngjashme