Komisionit për të Drejtat e Njeriut reagon për listat e “veteranëve mashtrues”

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:31 | Nga

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me publikimin e listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues.

LEXO Edhe: “Veteranët”, publikimi i emrave është shkelje e privatësisë

“Me rastin e publikimit të listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues, janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë,  si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e  parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik,” thuhet në reagim.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, bazuar në fushëveprimin e vet, kërkon nga institucionet kompetente shtetërore që të gjejnë personat përgjegjës të publikimit të këtyre listave dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”.​

Të ngjashme