Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit në veri i vazhdohet mandati

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 13:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që edhe për një vjet t’ia vazhdojë mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universitetit i Mitrovicës së Veriut.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se ky komision ka filluar punën nga 12 maji i vitit të kaluar deri sa ka kërkuar që këtij komisioni t’i vazhdohet mandati edhe për një vjet.

“Gjatë kësaj periudhe prej krijimit të komisionit e deri më sot që nga koha kur komisioni ka filluar punën gjendja aktuale është si në vijim: deri më tash nga 463 aplikacione, 270 aplikacione kanë marrë vendime pozitive, 26 aplikacione kanë marrë vendime negative, 2 aplikacione janë të pakompletuara dhe 166 aplikacione janë në shqyrtime sipër”.

“Më shumë se gjysma e aplikacioneve kanë arritur në pjesën e dytë të vitit të punës së komisionit dhe kjo është e arsyeshme sepse është bërë punë e rëndësishme dhe është bërë punë e madhe në sensibilizimin dhe promovimin e punës së komisionit dhe në njohjen e tij. Duke marrë parasysh se nga data 12 maj ka filluar të rrjedh afati një vjeçar për funksionalizimin e punës së komisionit, duke marrë parasysh që ky komision është në vlugun më të madh të fazës së aplikimeve propozojmë që kjo të shtyhet edhe për një vit gjegjësisht deri më datën 13 maj 2018”, ka thënë ai.

Të ngjashme