Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

U.d. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi.

Në këtë takim u bë e ditur se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Me këtë rast, Sveçla, falënderoi KNKK-në për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin tonë.

Të ngjashme