Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit amerikan i kërkon BE-së ta mbajë premtimin dhënë Kosovës për liberalizim të vizave

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Komiteti në Dhomën e Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë ia ka uruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pajtimin që është arritur në BE rreth hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Por, BE-ja duhet që po ashtu ta mbajë premtimin e vet për Kosovën që t’ia japë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet si fqinjtë e saj”, shkruan në një postim në “Tëitter” të këtij Komiteti.

Për Komitetin, madje edhe në këtë periudhë të zorshme, është mirë që BE-ja po e mban premtimin për ta nisur procesin e anëtarësimit me partnerët në Ballkan.

Dhoma e Përfaqësuesve është dhomë e Kongresit amerikan, krahas Senatit. E ky Komitet është përgjegjës për legjislacionin në mbikëqyrjen në Politikën e Jashtme. Kryesues i saji edhe Elliot Engel.

Të ngjashme