Komuna e Prishtinës merr vetëm 15 rekomandime nga Auditori, kritikohet nga opozita

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të enjten është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje me 22 vota për është miratuar plan i veprimit për qytetin e gjelbër. Më pas u shqyrtua edhe raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Prishtinës për vitin 2020.

Osman Bllaca ka njoftuar se Auditori ka dhënë vetëm 15 rekomandime, shifër kjo më e vogël se viteve të kaluara.

“Raporti ka ardhur i pamodifikuar që është pozitiv dhe pa theksim të çështjeve me vetëm 15 rekomandime, ku 11 janë që ndërlidhen me ndryshimet ligjore që duhen bërë”, është shprehur ai.

Egzon Azemi nga VV-ja ka thënë se po quhet shumë pozitiv por çdo vit ky raport flet për dëme që po bëhen nga parcelat që nuk japin asnjë cent për komunën e Prishtinës, ani pse ato janë prona komunale.

Ndërsa Osmani ka thënë se është çështje ligjore për të cilën komuna duhet të bëjë një zgjidhje me ta.

“Njëjtë po ndodhë me pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore”, ka shtuar Azemi.

Berat Lahu i VV-së ka replikuar ndaj Osmanit që ka paraqitur raportin duke thënë se nuk mund të thuhet se është pa të gjetura.

Ndërsa Osmani ka thënë se e ka theksuar mirë që është raport i pamodifikuar e që i bien se është pozitiv.

Agim Gashi është shprehur se nuk ka rekomandim nga raporti që nuk mund të adresohet.

Sipas Gashit mosplanifikimi nuk është diçka që nuk mund të rregullohet, raporton EO.

“Më la përshtypje mosplanifikimi i mjeteve financiare në fushën e subvencioneve nga drejtoritë”, tha ai.

Hafiz Krasniqi i LDK-së, ka thënë se ndihet mirë për një kualifikim të tillë marrë nga Auditori dhe se e respekton dhe beson në punën e tij.

“Është vlerësim pozitiv për të gjithë, ka më brendi çështje që janë të prekshme por nuk kanë ndikuar më rezultatin përfundimtar të vlerësimit të Auditorit”, ka thënë ai.

Të ngjashme