Komuna e Skenderajt ndanë rreth 800 mijë euro për shujtat e mësimdhënësve

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Skenderaj, të cilët i ka uruar për fillimin e vitit shkollor, duke bërë thirrje që të respektohen vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së.

“Drejtorëve të shkollave ia dhamë lajmin e shumë pritur që shumë shpejtë, brenda këtij viti do t’i paguajmë shujtat për 850 mësimdhënës, në vlerë totale prej rreth 800 mijë euro, kurse tani e tutje këto shujta do të paguhen  rregullisht për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

“Në vazhdën e përgatitjeve për këtë vit të ri shkollor,  qysh me 1 shtator Komuna jonë ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore e po ashtu ka pajisur të gjitha shkollat e komunës me mjete higjienike dhe pompa spërkatëse në mënyrë që të bëhet dezinfektimi në vazhdimësi”.

Jashari gjithashtu ka falënderuar edhe organizatat USAID dhe UNICEF të cilat i kanë ndihmuar shkollat e komunës së Skenderajt me mjete higjienike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme