Komunat përkrahin vendimet e Qeverisë, masat do të respektohen në përpikëri

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 15:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarët e komunave në mënyrë unanime kanë përkrahur vendimet e marra nga niveli qendror për parandalimin e Coronavirusit.

Kështu për Ekonomia Online ka thënë Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan  Ibrahimi më tutje ka thënë se çdo vendim që do ti prek komunat do të bëhet në përputhshmëri me kërkesat e nivelit lokal.

“Kryetarët e komunave me të cilët kemi bashkëbiseduar kanë qenë të informuar përmes kryeministrit Hoti, me aq sa jam unë në dijeni dhe ajo u pa edhe sot se kryetarët e komunave në Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime i dolën krah vendimeve dhe masave të cilat janë të marra nga niveli qendror”.

“…po ashtu çdo vendim që do t’i prek komunat do të bëhet në përputhshmëri me kërkesat e nivelit lokal dhe niveli do të jetë i konsultuar gjithmonë para masave të reja”.

Ai ka thënë se komunat përmes inspektoratit komunal dhe përmes inspektoratit sanitar në nivelin qendror do të fillojnë zbatimin e masave të cilat janë të parapara nga Ligji për parandalimin e pandemisë.

“Përgjigja e kryeministrit ishte që duke vlerësuar situatën në terren dhe duke i marrë informatat dhe analizat nga IKShPK-ja do të veprohet në të ardhmen. Me rëndësi ishte se kishte një koordinim shumë i mirë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal po ashtu edhe zotimet nga të dy palët për një bashkëpunim të ndërsjellët në mënyrë që implementimi i masave apo zbatimi i vendimeve të jetë 100%”.

“Nga sot edhe komunat përmes inspektoratit komunal dhe përmes inspektoratit sanitar në nivelin qendror do të fillojnë zbatimin e masave të cilat janë të parapara nga ligji për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, ku janë ta parapara edhe gjobat për personat fizik edhe juridik të cilët nuk i respektojnë masat dhe vendimet nga Qeveria e Kosovës”.

Ai ka folur edhe për takimin me kryeministrin Avdullah Hoti, ku ka tha se ky ishte njëri ndër takimet me konstruktiv që kanë pasur sa i përket luftës për parandalimin e Coronavirusit, raporton EO.

“Sot me organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës e patëm një takim virtual me kryeministrin Avdullah Hotin dhe kryetarët e komunave dhe mund të konstatoj se që në fillim ishte një ndër takimet me konstruktive që kemi pasur deri më tani sa i përket luftës për parandalimin e Covid-19, dhe është diskutuar për masat e reja dhe vendimet e reja të cilat janë të nxjerra nga Qeveria”.

“…në këtë takim u diskutua për zbatimin e këtyre masave dhe u dakordua që komunat me gjithë kapacitetet që i kanë t’i zbatojnë masat të cilat janë marr nga niveli qendror dhe po ashtu niveli lokal i ka përshëndet masat dhe vendimet e marra nga Qeveria, dhe janë zotuar që përmes inspektoratit komunal sanitar dhe përmes kapaciteteve të tjera njerëzore do ti zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e marra mbrëmë, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme