Qe 10 vjet komunat inkasojnë vlerën e njëjtë të të hyrave, kritikohen kryetarët

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 09:38 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komunat e Kosovës qe 10 vjet kanë të njëjtë nivelin të inkasimit të të hyrave, e kjo gjendje sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza nuk do duhej të ishte e tille sepse sipas tij, komunat do të duheshin të punonin me shumë në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

Hamza në  një takim pune mes kryeministrit dhe kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”, ka kritikuar kryetarët e komunave për mungesë të inkasimit të të hyrave vetanake.

“Sa i përket situatës së përgjithshme makro-fiskale në vend, e kemi përmbyll vitin mirë, me një deficit më te mirë se sa ai i planifikuar. Granti prej nivelit qendror në komuna është rrit ne vazhdimësi dhe do të rritet. Përveç rritjes së grantit ne jemi duke punuar dhe shumë komuna tjera janë përfituese të projekteve nga donatorët”.

“Një financim që nuk është ne nivelin adekuat është inkasimi i të hyrave vetanake. Niveli vetanake është i njëjtë si vitet e kaluara dhe mungesa e inkasimit të të hyrave jua vështirëson financimin e projekteve. Këtë vit e kemi financuar në buxhet ligjin për Prishtinën dhe ligjin për Obiliqin, i kemi marr në konsideratë shumë projekte të komunave”.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se  Qeveria do të  përkushtohet në zhvillimin ekonomik lokal. Sipas tij, ekzekutivi ka trajtuar kërkesat për zhvillimin e kryeqytetit, por edhe komunat në përgjithësi sidomos për buxhetin.

“Përgjatë vitit 2018 janë adresuar një seri e sfidave që kanë të bëjnë në qeverisjen në komuna. Kemi miratuar mbi 50 vendime që adresojnë kërkesat e komunave. Në Qeveri janë miratuar 26 kërkesa për kthim të pronës, i kemi 14 kërkesa të reja të komunave, por duhet me prit vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi trajtuar edhe kërkesat për zhvillimin e kryeqytetit, kemi mbajt komunikim me kryetarët e komunave për buxhetin”.

“Për vitin që vjen ne na duhet me shkuar me prioritet me i nxjerr punët çka kanë mbet. Duhet të bëhet lista e detyrave për vitin që kem hy, unë mendoj që jemi kujdes për kërkesa të komunave”.

Koordinatori nacional për Reforma shtetërore, Besnik Tahiri, tha se gjatë vitit të kaluar janë miratuar ligjet bazë që rregullojnë punën e komunave, raporton EO.

“Do të lansojmë prioritetin kryesor për vitin 2019, zhvillimin ekonomik në komuna. Bashkëpunimin që kemi pas gjatë vitit të kaluar kemi arritur t’i kalojmë ligjet bazë ku kemi kaluar prona të paluajtshme tek ju”.

“Përmes këtij koncepti duam që gjithë këtë çka e kemi në letër ta kalojmë në praktikë. Do të punojmë ngushtë me komuna që zhvillimin ekonomik lokal ta kemi temë kryesore”.

Kryetari i Asociacionit të komunave, Agim Veliu ka treguar për gjendjen e legjislacionit në nivelin lokal, raporton EO.

“Ne si bord i asociacionit e kemi diskutuar edhe strategjinë e legjislacionit. Nga 70 projektligje që parashihen në këtë strategji, asociacioni do të kërkoj të marr pjesë në shqyrtimin e disa projektligjeve”.

https://www.facebook.com/pg/EkonomiaOnline/videos/?ref=page_internal
Lexo më shumë:

Të ngjashme