Komunat realizuan 65 për qind të obligimeve nga agjenda evropiane

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Shumica e komunave nuk e respektojnë Rregulloren e Zyrës së kryeministrit për përgjegjësitë dhe kompetencat e nivelit lokal kundrejt agjendës integruese të vendit. Kështu është thënë të martën gjatë një tryeze ku Instituti GAP ka prezantuar raportin me titull: “Zbatimi i MSA në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.

Aty u tha se Rregullorja e Zyrës së kryeministrit specifikon se çdo komunë duhet të këtë zyre dhe së paku një zyrtar të punësuar për Integrim Evropian, por në praktikë disa komuna kanë zyre, disa kanë vetëm zyrtar, e disa të tjera kanë drejtori për Integrime Evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se marrë në tërësi, sa i përket zbatimit të MSA-së nga niveli lokal, të arriturat me të mëdha janë saktësimi i obligimeve që i kanë komunat në këtë proces, themelimi dhe inkuadrimi i minoriteteve në këshillat për siguri në bashkësi, zbatimi i obligimeve ligjore në përdorimin e gjuhëve zyrtare, ndërmarrja e masave në mbrojtjen e të dhënave personale, evidentimi i shkallës së braktisjes së shkollës nga nxënësit, largimi i deponive të egra nga zonat e banuara, si dhe hartimi i planeve komunale në efiçiencë të energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme