Komunat serbe nuk i mbyllin shkollat – Shkelësit e vendimit mund të dënohen deri në 2 vjet burg

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:45 | Nga Halide Rexhepi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku është krijuar Komisioni i Posaçëm për luftën kundër infektimit me Coronavirus, ka përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes korrespoduese të qeverisë së Kosovës, që mund të realizohet përmes komunikimit me e-mail.

Kurti ka thënë se një mënyrë të tillë të mbledhjeve e lejon edhe ligji për funksionimin e qeverisë përkatësisht Neni 17.

Të gjithë anëtarët e qeverisë mund të japin komentet dhe qëndrimet e tyre për propozimet e bëra nga kryeministri.

Poashtu njoftoi që nesër do të kenë gati planin e punës të mbledhjes, që u mbajt në Prevallë muajin e kaluar.

“Nesër do ta kemi gati planin ë punës që bazohet në planin qeverisës në mbledhjen gjithë ditore që u mbajt në fund të muajit shkurt”, tha Kurti.

Ndërsa, ministrja Rozeta Hajdari tha se ka urdhëresë për inspektorët e tregut që të dalin në teren dhe të merren me ata biznese që kanë ngritur çmimet e produkteve bazike.

“Ne propozojmë që të marrim vendim për ndalim të rritjes se çmimeve dhe obligojmë inspektorët që të kryejnë punën e tyre edhe pas orarit. Kjo urdhëresë vjen si raportim i qytetarëve qe operatorët ekonomik kanë rritur çmimet dhe i obligojmë inspektorët e tregut të shqyrtojnë secilën ankesë të konsumatorëve”, tha ajo.

E ministrja e Arsimit, Hikmete Bajrami njoftoi se urdhëresë për mbyllje të shkollave nuk po respektohet nga komunat me shumicë serbe.

“Informatat që i kemi nga tereni, konfirmojnë se disa shkolla në veri të vendit, nuk po e zbatojnë urdhëresën e qeverisë, për mbylljen e shkollave. Kjo është shkelje e kodit penal, shfrytëzoj rastin t’u bëjë thirrje të gjithëve të respektojnë këtë urdhëresë dhe ftoj organet e rendit të marrin masa konform këtij vendimi”, tha ai.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në rast se në raste të tilla, ai që nuk e respekton masat e marra nga qeveria, dënohet deri në dy vjet burg.

“Ne kemi kodin penal që përcakton qartë që në kohë të epidemisë ata që nuk veprojnë sipas masave të marra, dënohen me 2 vjet burgim. I bëjë thirrje prokurorisë të merren me këtë çështje sidomos me masën për lirim nga puna të njërit prind, dhe çka do të bëhet me nënat vetushqyese, kush do të kujdeset për fëmijët”, tha ajo.

E Lumir Abdigjiku kërkoi që të ndihmohen për dezinfektim trafiku urban ose nëse në të kundërtën të ndërpritet qarkullimi i autobusëve urban.

Kryeministri Kurti njoftoi se do të ketë mbledhje të qeverisë më shpesh sipas nevojës.

Të ngjashme