Komunat të pafuqishme ta përballojnë rritjen e çmimeve, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 07:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjisë elektrike do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, i tha Ekonomia Online, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet ta gjejë mënyra që të ecet më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave.

“Detyrimisht që do të ndikojë negativisht në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Dhe po shpresojmë që qeveria e Kosovës do të gjejë mënyrë që të ec më tutje sidomos me balancimin e sistemit të pagave”.

“Ne tash e quajmë Ligji për pagat që është tepër me rëndësi mu mbrojt një gjë e tillë mirëpo duhet të shihen edhe aspektet që kanë të bëjnë me një inflacion që tashëm veç se shihet”, tha Gjini.

Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti tha se kapacitet buxhetore të komunave nuk janë të mjaftueshme.

Edhe ps thotë se do të përfillin rekomandimet e institucioneve qendrore, ai pohon se Qeveria duhet të ndërhyjë në këto raste, raporton EO.

“Nuk ka një analizë të mirëfilltë se sa do të ketë impakt të rritjes të çmimeve të produkteve. Megjithatë ne duhet t’i përballojmë vështirësitë me të cilat do të ballafaqohemi. Po besoj që kapacitet buxhetore të komunave nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë imputet edhe të dobësive që shfaqin ose të humbjeve që prodhohen me këto raste të pandemisë”.

“Sido që të jetë komuna është e obligueshme të përfill rekomandimet e IKShPK-së dhe të Qeverisë. Është problematikë e nivelit nacional kombëtar dhe çështje që është e adresuar në Parlament, Qeveri dhe nuk ka të bëjë me komunat”, tha Ahmeti.

Të ngjashme