Konfirmohet anulimi i mbledhjes së Qeverisë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e cila duhet të mbahej sot është anuluar.

Në një komunikatë për medie Qeveria nuk ka bërë të ditur arsyeja e anulimit të kësaj mbledhjeje.

Mbledhja pritet të mbahet nesër nga ora 12:00.

Në këtë mbledhje parashiheshin të diskutoheshin 5 pika, ku ndër të tjera ishte edhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë – Infrakos”.

Gjithashtu në rendin e ditës  ishte edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme