Hoxhaj merr përkrahjen e ligjvënësve amerikanë

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 15:52 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me senatoren nga Iowa, Joni Ernst.

Gjatë takimit, siç bën të ditur kryediplomati kosovar në një postim në llogarinë e tij në Facebook ata kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së ligjvënësve amerikan për Kosovën.

“Me Iowan i konfirmuam lidhjet speciale që i kemi”, ka shkruar ai.

Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj me rastin e kësaj vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme