Konfirmon Haradinaj, arrihet marrëveshja për Qeverinë e re, AAK-ja do të ketë 4 ministri dhe 1 zv.kryeministër

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 12:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se kjo parti do të udhëheqë katër ministri, si dhe do të ketë një zëvendëskryeministër.

“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër, z. Hoti, dhe në arritëm marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re”.

“Kosovën e presin shumë sfida pas pandemisë, ne kemi besim që do t’i kalojmë këto sfida. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në”.

“AAK-ja do të udhëheq me katër ministri dhe me zëvendëskryeministrin e parë. Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë; Selim Selimi do të jetë ministër i Drejtësisë; Meliza Haradinaj, ministre e Jashtme; Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik”.

Të ngjashme