Konflikti izraelito-palestinez, Matoshi kritikon Osmanin: A ka Kosova presidente apo është veç një notere?

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Halil Matoshi ka kritikuar presidenten e vendit Vjosa Osmani e cila nuk ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Jerusalemin Lindor. Përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit dhe palestinezëve atje janë përshkallëzuar në luftime të ashpra.

Matoshi thotë se Osmani, ashtu si pjesa tjetër e aleatëve të Kosovës, do të duhej të rreshtohej në krah të Izraelit, vend ky i cili, siç thotë Matoshi, po sulmohet nga një organizatë terroriste.

Matoshi nëpërmjet Facebookut, thotë se reagim nga ana e kryeministrit Albin Kurti nuk ka pritur por se presidentja “duhet me rujtë fytyrën e Kosovës teka aleatët strategjik”. Sipas tij, Osmani nuk po shfaq kurajë qytetare e guxim e mendim personal.

“Ose ajo mendon se Ëashingtoni, Berlini e Tirana e kanë gabim kur reaguan kundër sulmeve me raketa nga ana e organizatës terroriste Hamas, kundër aleatit tonë në Lindjën e Mesme, Izraelit!? Ashiqare, ajo, e rreshtueme me VV-në nuk ka as kurajë qytetare, as guxim personal dhe as mendim të vetin.”, shkruan Matoshi në Facebook.

Reklamë

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

A ka Kosova Presidente apo âsht veç nji notere!?

1.

Ose ajo mendon se Ëashingtoni, Berlini e Tirana e kanë gabim kur reaguan kundër sulmeve me raketa nga ana e organizatës terroriste Hamas, kundër aleatit tonë në Lindjën e Mesme, Izraelit!?

Ashiqare, ajo, e rreshtueme me VV-në nuk ka as kurajë qytetare, as guxim personal dhe as mendim të vetin.

2.

Nuk e gjykoj Kryeministrin Kurti, sepse ai âsht pozicionu moti kundër imperializmit e disa deputetë të tij angazhohen për zhdukjën e Izraelit, porse për me e rujtë ftyrën e Kosovës tek aleatët e saj strategjikë dhe me e përfaqësu vendin në botë, simas Kushtetutës, duhej me reagu Presidentja Vjosa Osmani.

Ëashington:

Presidenti Biden tha se ai kishte folur me Kryeministrin Netanyahu dhe pohoi “mbështetjen e tij të palëkundur” për “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”.

Shih: https://www.google.com/…/israel-jerusalem-gaza.amp.html

Berlin:

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas: “Sulmi me raketa ndaj Izraelit është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të përfundojë menjëherë. Izraeli ka në këtë situatë të drejtën për vetëmbrojtje. Kjo përshkallëzim i dhunës nuk mund të tolerohet as të pranohet.”

Shih: https://www.google.com/…/20210512-world-reacts-as…

Tiranë:

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë”

Shih: https://www.izraelisot.com/…/konflikti-ne-rripin-e…/

Të ngjashme