“Kongoja s’e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës”

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kongo është takuar me presidentin e këtij vendi Félix Tshisekedi, përcjell FoNet.

Ai, sipas Daçiqit, “edhe një herë ka theksuar se Kongoja nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me integritetin territorial dhe me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kongoja s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli gjatë këtij muaji ka paralajmëruar se njohja nga Kongoja do të ndodhë së shpejti.

Daçiqi ka përfunduar se Serbia është shumë mirënjohëse ndaj Kongos që e përkrah integritetin territorial të Serbisë deh që nuk e njeh Kosovën.

Të ngjashme