Kongresmenë amerikanë vizitojnë Kosovën

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 08:32 | Nga

Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheq delegacionin.

Delegacioni do ta takoj Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme