Engel dhe Royce urojnë Haradinajn për postin e ri

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 15:21 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë telegram urimi për marrjen e përgjegjësive të reja nga kongresistët Eliot Engel dhe Edward Royce, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

“Ju lutem pranoni urimet tona më të përzemërta me rastin e marrjes së detyrës si Kryeministër. Kemi përcjell përparimin e Kosovës për disa vite me radhë dhe jemi shumë të kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të jenë të fuqishme”, thuhet në urim.

“Në javët dhe muajt e ardhshëm, presim me padurim që të punojmë me qeverinë tuaj për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe për të thelluar lidhjet SHBA-Kosovë”, përfundon telegrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme