Konjufca: BE-ja s’e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 16:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në të. Ai ka kritikuar BE-në se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizim vizash për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Konjufca ka thënë se në 6 vjetët që kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ka ngecur për shkaqe të ngecjes së vullnetit politik.

“Jemi plotësisht të bindur se integrimi nuk është proces i njëanshëm, por është i bazuar në procesin reciprok. Ne e mendojmë BE-në si një sistem të vlerave të demokracisë drejtësisë e sigurisë që duhet të e ndërtojmë këtu në Kosovë dhe vetëm kështu transformohemi duke u bërë Bashkim Evropian. Por as BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pika më kritike e BE-së ka të bëjë me zgjerimin. U bënë 8 vite kur shteti i fundit iu bashkua Be-së dhe nuk mbaj mend që procesi i zgjerimit është në krizë sikur sot. Bashkimi Evropian nuk i ka dalë zot Kosovës në një premtim e bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. Regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.


Të ngjashme