Konjufca – deputetëve: Votoni sipas bindjes e jo pushtetit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, i ka ftuar deputetët që për demarkacionin të votojnë sipas bindjes e jo pushtetit.

“Sot do të marrim një vendim këtu dhe ndodhemi para një zgjedhje, zgjedhje që është vendimtare, por është e lehtë se do të përcaktohemi se a do t’i mbrojmë gabimet e Murat Mehës apo territorin e shtetit. Interesi i pushtetit është t’i mbroni gabimet, ju inkurajoj të vendosni sipas bindjes e jo pushtetit”.

Konjufca ka thënë në foltoren e Kuvendit se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është tallje me qytetarët dhe sovranitetin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

“Po votohet për këtë demarkacion me shkeljet që ka gjetur Bulliqi. Ratifikimi dhe korigjimi pastaj është një tallje me qytetarët, me shtetin dhe sovranitetin e vendit. Ju ftoj mos të bëheni kaq naiv”.

“Kryeministri të na tregojë personalisht a pajtohet me raportin e komisionit që ka emëruar vet, pajtohet apo jo, kaq, deputetëve ju mjafton ky informacion ta dijnë si të votojnë”.

“Ne i kemi thënë Ramushit mos të hyjë në koalicion me PDK-në, se i kemi thënë nuk ndryshojnë ata por ndryshon ti. Sot po shkon te qendrimi i Murat Mehës dhe PDK-së, duhet t’i kërkojë falje Murat Mehës që ia hedhi hartat syve e që sot po e mbështet vet”.

Konjufca ka thënë se nëse kalon demarkacioni, Qeveria do ta kuptojë që luftimi i korrupsionit është kusht më shumë se kjo marrëveshje.

“Kësaj Qeverie i konvenon pak ta kalojë demarkacionin, po të kalojë ky, do ta marrin vesh se korrupsioni është kusht më shumë se demarkacioni.

“Vota e LDK-së për këtë skenar është vetëvrasje politike. Ju nuk dini të qeverisni, në ju rrëzojmë kur të duam, detyra juaj është të strukeni dhe të na japni votën kur të duam. Nëse LDK e voton këtë demakacion që PDK e ka rrëzuar mendoj që qytetarëve ia jepni këtë mesazh. Kjo është fatale për LDK-në.

Të ngjashme