Konjufca dhe ambasadori i Turqisë diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë Çağrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid.

Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare. Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme