Konjufca distancohet nga sondazhi i Bislimit: Nuk dua të përcaktoj përqindje, ajo u takon qytetarëve

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, kur është pyetur lidhur me një përqindje të saktë të rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme të partisë që i takon ai, ka thënë se përcaktimi i përqindjes i takon qytetarëve.

Konjufca, në emisionin DESK në KTV, megjithatë, ka thënë se nga hulumtimet në terren, në dy muajt e fundit, Vetëvendosja ka dalë në mbi 50%.

“Në këto zgjedhje, pritet t’i fitojë në mënyrë dërrmuese VV’ja. Unë konsideroj që, me të gjitha hulumtimet e opinionit public që janë bërë prej muajit prill të vitit 2020, e deri më sot, asnjë hulumtim kredibil të opinionit publik nuk është nën 45%, të gjitha janë mbi 45%. Por, këto dy muajt e fundit janë vazhdimisht mbi 50%. Unë nuk dua ta etabloj një numër, kjo u përket qytetarëve të Kosovës dhe vullnetit të lirë”, ka deklaruar anëtari i VV’së.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme ka lënë pa përmendur sondazhin e Besnik Bislimit, sipas të cilit partia e dy të përmendurve do të arrijë të marrë 55 ulëse në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme