Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Molliqajt

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 11:18 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Ai  ka thënë se ka ardhur për ta paditur Molliqajn për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

“Jam këtu për të paditur shpifësin Dardan Molliqaj për deklaratën e tij që unë kam qenë punëtor i SHIK-ut. Është një shpifje e patolerushne që dënohet me ligjet e Kosovës. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet ta jap llogari. Ai ka thënë që duhet të demantoj këtë e unë jo vetëm që e demantoj, por do ta padis. E ftoj publikisht Dardan Molliqaj që t’i qet të gjitha faktet që i ka që unë kam qenë pjesë e SHIK-ut. Mezi që po pres që të përballem me të direkt në gjykatë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se Molliqaj nuk e ka mbështetjen as të familjes së vet për të dëshmuar dhe ofruar fakte në gjykatë.

“Kjo është një shpifje dhe ne në kuvend kemi miratuar një ligj kundër shpifjes. Unë jam në gjendje t’i sjell më shumë se 1000 njerëz me dëshmu të kundërtën. E ai nuk e ka asnjë person që do të mund të sillte në gjykatë për me mbrojt gënjeshtrën, madje as familjen e vet”, ka thënë ai.

Deputeti Dardan Molliqaj që është pjesë e PSD-së ka deklaruar se Glauk Konjufca i ka shërbyer SHIK-ut për një vit.

Të ngjashme