Konjufca e Nikolla në Tiranë bëjnë homazhe tek busti i komandantit legjendar, Adem Jashari

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me homologen e tij shqiptare, Lindita Nikolla, bënë homazhe pran bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari, në Tiranë.

Konjufca, bashkë kabinetin qeveritar e deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shqipëri, pasi dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët në mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari”, shkroi Konjufca.

Të ngjashme