Konjufca e pret nesër në takim Lajçakun

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të arrijë sot për vizitë treditore në Kosovë.

Lajçak nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45 nesër.

Takimi do të mbahen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Të ngjashme