Konjufca: E votojmë kandidatin e PAN-it, por jo Veselin

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 20:24 | Nga

(E plotësuar) Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se janë të gatshëm të votojnë kandidatin e PAN-it, për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por jo kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Ai në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për zhvillimet e fundit politike, për seancën e Kuvendit dhe themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Konjufca: Hoti i takon gardës së vjetër të LDK-së

Sipas Konjufcës, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i përket Gardës së vjetër të LDK-së, e cila nuk donë reformime të brendshme dhe e cila nuk i jep mundësi artikulimi të një grupi aty brenda të përfaqësuar nga Vjosa Osmani, të cilët sipas tij hapur kanë shfaqur hapur një mundësi bashkëpunimi me VV-në.

Konjufca: Nuk do të pranojmë Kadri Veselin

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka paralajmëruar edhe mundësinë që nëse do të jenë në pushtet do të ndryshojnë Kushtetutën e Kosovës. “Aktgjykimi do të ndryshohet dhe njëra ndër iniciativat e para të një pushteti tjetër, do të ishte kjo. Ky aktgjykim e ka cenuar rëndë demokracinë. Ky aktgjykim i ka monopolizuar demokracinë. Ky është një paradoks dhe mendoj se nuk eksiton në ndonjë vend”, tha ai për RTK.

Konjufca tha se kësaj radhe kemi një ndryshim. “Ai që po e bojkoton seancën, është koalicioni PAN edhe pse Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi ia ka dhënë të drejtën të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit të Republikës së Kosovës, ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Ky aktgjykim është në fuqi, por do të ndryshohet kur të ndryshohet kushtetuta. Mua më duket e pashembullt në historinë e parlamentarizmit, së paku në Evropë. Ai që i takon nuk shfaqet në Kuvend dhe për këtë arnese ky proces po mbahet peng, për shkak se PAN e ka lidhur vetveten për rreth një emri që është Kadri Veseli dhe ata nuk i kanë numrat për këtë. Për këtë atyre i nevojitet një kompromis për të ndërruar këtë emër”, tha ai.

Sipas tij ata janë të gatshëm për të marr vendim. “Nuk do të pranojmë Kadri Veselin, pasi që konsiderojmë se ai nuk është i denjë. Ky institucion i lart duhet të udhëhiqen nga njeri tjetër”, tha Konjufca. Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, bëri me dije se kryesi të VV-së, kanë vendosur që për Kryesi të Kuvendit nga VV-ja, do të propozojnë Aida Dërgutin.

Konjufca, ka folur edhe për seancën e Kuvendit të Kosovës e që sipas tij, i takon vetëm kryesuesit të Kuvendit e në këtë legjislaturë i takon Adem Mikullovcit, që është nga Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme