Konjufca flet për 100 ditët e tij si ministër: I kemi riatdhesuar 1 mijë e 500 qytetarë, presim edhe 700 të tjerë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prezantimin e punës së tij për 100 ditë të qeverisjes, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se gjatë kohës së pandemisë MPJD-ja ka arritur t’i kthejë në Kosovë  afro 1 mijë e 500 qytetarë që gjendeshin jashtë vendit para pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se nga 17 marsi kanë qenë të fokusuar në riatdhesimin e qytetarëve. Konjufca ka thënë se deri tani kanë arritur t’i kthejnë vetëm gjysmën.

“Afër 1 mijë e 500 janë që kemi arritur t’i kthejmë, deri në fillim qershorit priten të kthehen edhe 700 të tjerë”, tha ai.

Ai ka theksuar se MPJD-ja po i vazhdon aktivitetet, por meqë tani është pandemia përmes video konferencave. Ai tha se është interesuar edhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

” Kam kërkuar nga ministri i Serbisë që të zbardhet fati i Ukshin Hotit,  po ashtu edhe për fatin e të pagjeturve. Kosova i morri masat ende pa u shfaqur rasti konkret dhe filluam me zbatimin e tyre dhe prej 17 marsi MPJD ka qenë e fokusuar që të merremi me riatdhesimin e qytetarëve tanë që kishin mbetur nëpër shtetet e ndryshme të botës dhe të Bashkimit Evropian. Deri tani kemi arritur t’i kthejmë  pak më shumë se gjysmën por, numri i të kthyerve është  vendosur në bashkëpunim me MSH-në “, tha ai.

Të ngjashme