Konjufca flet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pasi bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahman është pyetur për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, ku i njëjti është përgjigjur se s’mund ta konfirmoje momentalisht aplikimin, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mund ta konfirmojë Aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”.

Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në KE, Konjufca tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur, raporton EO.

“Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në EVROPË. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”.

Të ngjashme