Konjufca: Frika ndaj Gjykatës Speciale e ka shtyrë presidentin ta marrë rolin e negociatorit

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 10:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Glauk Konjufca, në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën plenare, ritheksoi qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi.

“E pamë që presidenti Thaçi përmes një konference hoqi vijat e kuqe me dialogun me Serbinë. Megjithatë janë tri vija që nuk mund të hiqen. Statusi i mbyllur i Kosovës, kompaktësia e Kosovës, pra integriteti territorial i Kosovës, e kjo i bie që Kosova nuk ndahet, dhe e treta ka qenë realiteti i brendshëm i Kosovës”.

Sipas tij, frika e presidentit ndaj Gjykatës Speciale ka shtyrë atë ta marrë rolin e negociatorit me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Problemi më i madh është që kemi një president që flet me Aleksandër Vuçiqin pa asnjë platformë dhe e qet Kosovën në tavolinë. Vija e katërt e kuqe duhet të jetë për presidentin, sepse ai nuk duhet të përfaqësojë Kosovën. Presidenti nuk duhet të jetë negociues, sepse ai po frikësohet nga Gjykata Speciale, edhe ne jemi kundër kësaj gjykate, mirëpo ajo nuk trajtohet në këtë mënyrë”, tha Konjufca.

Të ngjashme