Konjufca: Janë krijuar ministri vetëm për të akomoduar dosta

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 10:37 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.

Galuk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se seanca e sotme është dashur të mbahet qysh para tri jave, raporton Ekonomia Online.

“Kjo seancë është dashur te mbahet përpara 3 jave . Ramushi harroi që vetëm 3 muaj më parë ishe pjesë e opozitës së bashkuar që i kishte vetëm 30 deputet. Ramushi i kritikonte Isa Mustafën që e shpërfillte opozitën me 30 deputet, ndërsa  këta njerëz që shpërfillën opozitën e tanishme me 31 deputet janë jo parimor”, ka thënë Konjufca.

Konjufca tha se Haradinajt nuk i pëlqen fort dhënia dhe përgjegjësia por vetëm kompetenca.

“Në demokraci këto shkojnë 3 në 1. Nuk mund t’i ndash me ta kojt veq kompetencën por mos me dhanë përgjegjësi dhe llogari”, ka thënë Konjufca”, tha ai.

Duke folur për Qeverinë Haradinaj ai tha se janë krijuar ministri që janë shpikur vetëm për të akomoduar dosta.

Të ngjashme