Konjufca kërkon dorëheqje për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 11:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupi parlamentar të LVV, Glauk Konjufca, tha se ai që duhet të jap dorëheqje është vetë Kadri Veseli. Ai shtoi se ideja për Tribunalin ndërkombëtarë është një tallje ne viktimat pasi Tribunali ndërkombëtarë krijohet nga OKB-ja, raporton Ekonomia Online.

“Ai që duhet të jap dorëheqje është vetë Veseli, nuk mund të vazhdojmë me struktura të tilla pasi çka do që po preki, po e prishim dhe mendoj që kjo ideja për Tribunalin ndërkombëtarë është një tallje ne viktimat pasi Tribunali ndërkombëtarë krijohet nga OKB-ja. Prej 99 po ta kishit pasë ju prioritet krimet e Serbisë unë mendoj qe ishin kryer deri tash gjykimet e krimeve të Serbisë. Për qeveritarët tanë problemi kryesorë është që nuk e kanë në fjalë kryesore fjalën drejtësi”, tha ai.

“…Kjo seancë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhë kurgjo, por është pafytyrësi me kërku Tribunal prej OKB-së. Kur ne vetë në Kosovë nuk kemi bo kurgjo për krimet e Serbisë. Propozon qe dhënia e llogarisë dhe dorëheqja sot është e nevojshme, por nëse jo ne jemi në koordinim me LDK-në mos të jemi pjesë e një seance të tillë”, tha ai.

Të ngjashme