Konjufca: Kur pozita bojkoton Kuvendin, duhet zgjedhje të reja

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 11:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pas dështimit të seancës së opozitës, ka akuzuar pozitën për bojkotim të seancave të Kuvendit dhe ka thënë se shkaku i këtij bojkoti vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kuvendi nuk po funksionon për arsye se pozita po bojkoton seancën e Kuvendit. Vetëm këtu ndodh që pushteti bojkoton seancën e Parlamentit, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në një Kuvend ku pozita bojkoton seancat ai vend duhet të shkojë në zgjedhje të reja”.

“Në momentin që pozita nuk guxon të vijë në seancë, kjo do të thotë se nuk i ka numrat. Sot as Nisma nuk mori pjesë. Mbrëmë ishte një lojë e saj. Kur kryeministri nuk i përgjigjet 50 deputetëve aty mund ta identifikojmë një krizë të thellë politike në Kosovë”, shtoi Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme