Konjufca: Kurti e Osmani më garantuan që rreth ligjit për zgjedhje nuk do të bëjnë asgjë pa u konsultuar me opozitën

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka thënë se meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideron që data e fundit në të cilën Kuvendi do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Konjufca ka bërë të ditur se sot ka takuar Kurtin dhe Osmanin dhe kanë diskutuar mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve.

“Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë”.

“Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve”.

Tutje Konjufca, përmes një deklarate me të cilën i është drejtuar qytetarëve të Kosovës, ka kërkuar që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura.

“Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme