Konjufca: LDK-ja veç e ka treguar fytyrën e vet

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shkëputur një pjesë të fjalimit të Anton Qunit të LDK-së gjatë seancës së djeshme, transmeton Periskopi.

“Quni e tha se në LDK kanë qenë dy grupe. Të dyja të fuqishme. Njëri pro, tjetri kundër koalicionit. Kur u arrit koalicioni, ky grupi në krye me Veliun, me këtë grup u përcaktu edhe kryetari i LDK. Unë kam mendu që vet vendimi për koalicion nga Mustafa, është njëfarë përcaktimi. Se cili grup do të jetë trashëgimtar i LDK’’, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo tregon se Mustafa u barrikadua nga grupi i Agim Veliut dhe u frkësua nga lidershipi i vetë.

“Druaj që Mustafa është frikësu që po të fuqizohej shumë ky grupi, mos është frikësu edhe për vet lidershipin e vet. Ka ndodh barrikadimi I Mustafës përreth Agim Veliut, që është kundër VV. Forma që e mori mocioni, kjo u vërtetua plotësisht’’

“LDK vec e ka kallxu fytyrën e vet’’

Të ngjashme