Konjufca: Lufta e UÇK-së i dha vulën lirisë mbi të cilën s’ka kompromise

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në një fjalë rasti në shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese tha se 2 Korriku është momenti kyç i shprehjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës.

Tutje, Konjufca tha se sa herë flitet për  2 Korriku, duhet ta kujtojmë profesorin Gazmend Zajmi i cili ishte edhe përpilues i deklaratës.

E mes tjerash Konjufca tha se lufta e UÇK-së ishte hallka e fundit për largimin e okupimit serb

“Jemi mbledhur së bashku për ta shënuar një datë të rëndësishme për shtet ndërtimin e Kosovës. 2 korriku është momenti kyç i shprehje së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës. Sa herë flasim për deklaratën e 2 korrik duhet ta përmendim profesorin Gazmend Zajmin ai ishte përpiluesi i deklaratës së 2 korrikut, ku thoshte se është Akti i vetëvendosjes sonë politike”.

“Kurrë populli i Kosovës nuk ka qenë më i bashkuar. Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së ishte hallka e fundit e përpjekjes sonë që morri formë të armatosur për largimin e serbëve. Pakoja e Ahtisarit u pranuar ashtu që të pranohej Kosova ndërkombëtarësh. Lufta e UÇK dhe rënia e dëshmorëve ia dhanë vulën rinisë sonë mbi të cilën nuk ka kompromise”.

Të ngjashme