Konjufca: Masakra në Poklek dhe Çikatovë janë dëshmi se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë

Prishtinë | 17 Pri 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës edhe në Çikatovë të Vjetër.

Konjufca ka thënë se këto masakra janë dëshmi se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës, teksoi shtoi që vetëm kur kriminelët të gjykohen, atëherë zemrat e familjarëve do të jenë më të lehtësuara.

“Këto masakra janë dëshmia më e qartë se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë, për këtë arsye ne do të argumentojmë vazhdimisht gjenocidin që e ka bërë Serbia mbi popullin tonë civilë të pambrojtur të Kosovës dhe që vetëm atëherë kur drejtësia të vijë në vend, vetëm atëherë kur kriminelet të gjykohen e të marrin dënimin e merituar, atëherë zemrat e familjareve të cilët i humben më të dashurit e tyre, do të jenë më të lehtësuara, lavdi martirëve, lavdi dëshmorëve dhe lavdi të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë edhe për pavarësinë e shtetit tonë”, është shprehur Konjufca.

Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera.

Të ngjashme