Konjufca mban fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit, thotë se do t’i kryejë detyrat sipas Kushtetutës

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 16:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca, kryetar i ri i Kuvendit, në fjalimin e tij të parë pas marrjes së këtij posti, ka premtuar se si kryesi e re e Kuvendit do të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet me ligjet e Kosovës.

“Qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë detyrë me përgjegjësi. Ju garantojmë që edhe si Kryesi e Kuvendit të Kosovës që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës sonë që është në fuqi”.

“Po i bashkëngjitem urimit të juaj si deputetë të Republikës së Kosovës për ata që janë më të rëndësishmit, qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa besimin e tyre s’do të ishim këtu ku jemi”, ka thënë Konjufca, në fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca përmbylli seancën e sotme, duke thënë se për atë të radhës do të njoftojnë me kohë.

“Të nderuar deputetë, me këtë rast i mbyll punimet e seancës konstituive. Mirupafshim në seancën e radhës, të cilën sapo ta caktojmë do të njoftoheni me kohë”.

Të ngjashme