Konjufca më 17 qershor udhëton për Hagë, viziton ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të shkojë më 17 qershor në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të tij përmes një postimi në Facebook, Ilir Kërçeli, i cili do të jetë në udhëtim pak me kryekuvendarin.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.

Ndërkohë, Kërçeli e ka konfirmuar për Klankosova.tv se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.

Të ngjashme