Konjufca: Me LDK-në do ta bëjmë Qeverinë më të mirë që Kosova e ka pasur ndonjëherë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 20:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie, është shprehur se nga të dhënat e tyre, rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para, raporton Ekonomia Online.

Konjufca është shprehur se nëse dalin të parët, mundësinë për bashkëqeverisje do ta shohin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë që së bashku me këtë të fundit, do të bëjnë qeverinë më të mirë që Kosova e ka pas ndonjëherë.

“I falënderoj për pjesëmarrje solide në zgjedhje sepse janë 100 mijë votues së sa në vitin 2017, sa i përket fushatës, ajo ka shku shumë mirë pa ndonjë incident serioz, i falënderojmë policinë që janë kujdes që gjithçka të shkojnë mirë, kështu që qytetarët kanë shprehur vullnetit e tyre lirshëm që të fitojë më i miri, fotografitë e votës do të procedohen në institucionet e drejtësisë, ky është një proces i shëmtuar që nuk duhet të ndodhë”.

“Zgjedhjet e sotme kanë pas një kredibilitet të lartë të demokracisë, Ne jemi duke i proceduar të dhënat që vijnë nga qendrat e votimit dhe pastaj na vijnë prej çdo klasë të dhënat tona dhe të dhënat tona tregojnë që Vetëvendosja është e para. Kemi pasur një proces shumë demokratik me të cilin jemi shumë të kënaqur si VV, jam i bindur që VV mbi 10 komuna ka dalë e para, ne bashkë me LDK do ta bëjmë një qeveri më të mirën që ka pas Kosova ndonjëherë”, tha Konjufca.

“Me rëndësi është që ka folur sovrani dhe që ky zë mund të gjendet në kutitë e votimit këto kuti për neve janë më të rëndësishmet pasi aty gjendet rezultati zgjedhor, ajo çka na nevojitet në këtë fazë është që ky zë i sovranit të jetë objektiv”, u shpreh ai.

Të ngjashme