Konjufca: Në takim nuk u fol për ndarje te posteve, u fokusuam në reformat sektoriale

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 14:39 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i grupeve punuese ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje pas këtij takimit ka thënë se temat e diskutimit në këtë takim ishin reformat sektoriale dhe jo ndarjet e posteve.

“Ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim shëndetësi në administratë janë fol më shumë për reforma sektoriale, nuk është fol për ministri dhe për ndarje të posteve të ndryshme”.

Ai ka thënë se asnjëra palë nuk kishte kushte për njëra tjetrën.

“Ka qenë një takim shumë i mirë, kemi folur për temat që na presin ditët e para të punës”, ka shtuar tutje Konjufca.

Konjufca ndërkohë ka thënë se nuk e kanë diskutuar rreth mundësisë së futjes së NISMA-së në koalicion nëse e kalon pragun.

“Kjo nuk ishte temë e diskutimit tonë”, ka përfunduar Konjufca.

Të ngjashme