Konjufca: Nënshkrimet e Kusarit dhe Dedës ishin gabim teknik

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 18:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është shkelje mos mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Sipas Konjufcës rasti i nënshkrimeve të deputetëve Kusari Lila dhe Deda, ka qenë gabim teknik, raporton Ekonomia Online.

“Ky ka qenë një gabim teknik sepse ka mbet ende si deputetë të GP të LDK-së, në emër të kësaj me ja mohu nënshkrimet e 40 nënshkrimeve tjera, këtu është shkelje. Nuk është falsifikim, është gabim teknik”, tha Konjufca.

Sipas Konjufcës, opozita i ka 40 nënshkrime dhe se të gjithë deputetët që janë aty qëndrojnë prapa atyre nënshkrimeve.

“Dhe këtu sapo u votua se a të pranohet kjo kërkesë apo mos të pranohet. Për këto na nevojitet një konsultim shtesë me LDK-në, sepse sapo e morën njoftimin që u votua mos ta mbahet seanca”, shtoi Konjufca.

Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mblidhen nënshkrimet sërish

Të ngjashme