Konjufca ngushëllon familjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Rugova, për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“E nderuar familje Rugova,

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit politik dhe ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Haki Rugova ia dedikoi një pjesë të madhe të jetës së tij ndërtimit të institucioneve, qeverisjes dhe zhvillimit demokratik të vendit, duke mbetur kështu në kujtesën institucionale të Kosovës.

Ngushëllime familjes Rugova, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve, Kryesisë së LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.

U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca.

Të ngjashme