Konjufca: Nuk jam i sigurt nëse do të përdorim gaz lotsjellës kundër demarkacionit

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 16:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se marrëveshjen e demarkacionit do ta kundërshtojnë me argumente.

Ai shtoi se nuk është i sigurt nëse për këtë kundërshtim do të përdoret gazlotsjellës, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj që Murat Meha duhet të marrë përgjegjesi për gabimet e veta. Kosova duhet ta shpëtojë territorin e vet”.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje përmes argumenteve tona. Nuk jam i sigurt nëse do të ketë gaz lotsjellës”.

“Ne i kemi sjellur nënshkrimet t’i kujojmë kryeministrit se me çfarë premtime ka ardhur në pushtet”.

Konjufca ka thënë se mendon që asnjë nga deputetët e Grupit të Pavarur të Deputetëve që para pak ditësh u ndanë nga Grupi Parlamentar i VV-së, nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit.

“Mendoj se asnjë nga GDP nuk do ta votojë këtë marrëveshje”.

Të ngjashme