Konjufca pas zgjedhjes kryetari i Kuvendit: Zotohem se do ta kryej detyrën time me nderë dhe përgjegjësi

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 11:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur para deputetëve të legjislaturës së tetë, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se do të lajmërohen me kohë të giithë për seancën për zgjedhjen e qeverisë.

“Unë zotohem se do ta kryej detyrën time me nderë dhe përgjegjësi dhe për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie. Për mua si kryetar i Kuvendit do të ketë deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, sepse kështu jeni. Të gjithë së bashku dhe në emër tuajin, po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës meqë pa votuar ata, ne nuk do mund të vinim këtu. Na priftë e mbarë dhe e shpall të mbyllur këtë seancë. Për seancën e zgjedhjes së qeverisë do t’iu lajmërojmë me kohë”, ka deklaruar Konjufca. “, tha Konjufca.

Të ngjashme