Konjufca për Mbretëreshën Elizabeth: Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe Kosova

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime Mbretit Charles III dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbrëtërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Konjufca ka thënë se përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që ajo la në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë.

Sipas tij, në kujdesin dhe kontributin e Mbretëreshës ishte edhe Kosova.

“Ajo ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik. I dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta djalit të saj, Mbretit Çarlsit të Tretë, Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë Komonuelthit”, ka shkruar Konjufca.

Të ngjashme