Kryeparlamentari Konjufca pret në takim ambasadoren e Luksemburgut

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Nëpërmes një komunikate shtypi, është njoftuar se në takim, ndër të tjera, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut.

Të ngjashme