Konjufca shkarkon Teuta Sahatqiun, djalin e Vlora Dumoshit dhe familjaren e Agim Çekut (Dokument)

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konjufca ka shkarkuar edhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington.

Gjithashtu, gazeta Blic raporton ka shkarkuar edhe një familjare të ish-kryeministrit, Agim Çeku.

Teuta Sahatqiu, ishte emëruar konsulle në Ambasadën kosovare në ShBA, para pesë viteve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Deri në atë kohë Sahatqiu, kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së LDK-së dhe atë të deputetes së Kuvendit.

Në anën tjetër, edhe Rron Kryeziu, djali i ministres Dumoshi, mbante pozitën e konsulit në ambasadën e Kosovës në ShBA.

Ky nuk është vendimi i vetëm i Konjufcës, për ambasadën e Kosovës në Amerikë.

Muaj më parë ai kishte marrë vendim për shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku, por që kjo kishte marrë pëlqimin e presidentit Thaçi dhe pa miratim të presidentit, shkarkimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, i pati dalur në ndihmë Vlora Çitakut, pas kërkesës nga Konjufca për shkarkimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme